Janë publikuar pamjet e para ku shihet momenti i sulmit fatal ndaj tifozit grek të AEK-ut, i cili u sulmua nga disa tifozë tjerë, para ndeshjes së Ligës së Kampionëve mes ekipit grek dhe Dinamos së Zagrebit.
Fillimisht ishte aluduar se tifozi i AEK-ut u sulmua nga tifozët kroatë. Mirëpo, raportimet e fundit janë se sulmi vrasës u krye nga tifozët grekë. Ata sulmuan fatalisht, pasi menduan se ishte tifoz kroat, për faktin se mbante fanellën e kaltër.
Në pamjet e publikuara shihet tifozi duke u sulmuar, ndërsa më pas shihet duke u futur në një shitore për të kërkuar ndihmë.
Tifozi grek mori plagë nga një mjet i mprehtë, ndërsa u arrestuan disa persona, përfshirë edhe dy shqiptarë.
07.08.2023, AEK Athens🇬🇷 vs BBB (Dinamo Zagreb🇭🇷), new video https://t.co/Fjy3xrlEmQ pic.twitter.com/xydMZvI4PM
— Hooligans.cz Official (@hooliganscz1999) August 14, 2023