Janë publikuar episodet e reja të sezonit të pestë të serialit spanjoll “La Casa de Papel (Money Heist)”, shkruan Gazeta Sinjali.
Që nga dita e sotme do të jenë të publikuara tetë episodet e pjesës së parë të sezonit të pestë.
Për fansat amerikan të këtij seriali, pjesa e parë do të jetë në dispozicion që nga mesnata e 3 shtatorit, përveq në Britani.
Siç është e zakonshme në bazën e të dhënave në Netflix në Britani, ato zakonisht vihen në dispozicion në orën 8:00 të mëngjesit në ditën e lansimit të tyre.
Ende nuk dihet ora se kur do të jetë në dispozicion për ta shikuar në platformën ndërkombëtare të transmetimit.