COVID-19

Të infektuar

10988

Të shëruar

6616

Të vdekur

373

Seria e pestë e “La Casa de Papel” do të jetë e fundit

news image

“Money Heist” ka shokuar fansat në të gjithë botën që nga 2 maji i vitit 2017, kur u shfaq për herë të parë, me skenat “shpërthyese”, të mbushura me veprim.

Sidoqoftë, sezoni i pesë do të jetë seria e fundit e “Money Heist”, shkruan Express.co.uk.

Sezoni i katërt i “Money Heist” apo “La Casa de Papel” u lëshua në fillim të këtij viti, i cili përfundoi në një moment ku hajdutët ishin ende të rrethuar brenda Bankës së Spanjës.

Seria e pestë u konfirmua nga Netflix në fillim të këtij muaji, por tani shërbimi gjithashtu ka zbuluar se do të jetë shfaqja e fundit.

Netflix njoftoi të premten se ky do të jetë sezoni i fundit i serialit. Këtë gjë e konfirmoi edhe producenti i serialit, Alex Pina, i cili ka thënë se sezoni i pestë është menduar të jetë i fundit për “Money Heist”. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: