image Publikohet orari i transmetimit të serialit "La Casa de Papel 4"

Kulturë/ Publikohet orari i transmetimit të serialit “La Casa de Papel 4”

news image

“La Casa De Papel” është njëri prej serialeve më të famshme spanjolle.

Seriali pati tri sezone tejet të suksesshme, kështu duke thyer edhe rekorde shikueshmërie në disa vende, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas këtyre sezoneve, “La Casa De Papel”, e ka gati sezonin e katërt që pritet të lansohet për publikun më 3 prill.

Në rrjetin social Instagram, seriali përmes disa videove të shkurtra të publikuara së fundmi, ka treguar titujt e tetë episodeve të reja të sezonit të katërt si dhe orarin e transmetimit të tyre.

Të gjitha episodet do të publikohen përnjëherësh në të njëjtën kohë. Në Kosovë, “La Casa de Papel”, do të jetë i disponueshëm më 3 prill në orën 09:00.

Përveç sezonit të katërt, platforma “Netflix” e ka paralajmëruar edhe publikimin e dokumentarit kushtuar suksesit të serialit, që titullohet “La Casa de Papel: El Fenómeno”./Gazeta Sinjali/

https://www.instagram.com/p/B-cNmcpjCvz/