image Jordi Alba tregon se cilin personazh të ‘La Casa de Papel’ nuk e pëlqen

Futboll

Futboll/ Jordi Alba tregon se cilin personazh të ‘La Casa de Papel’ nuk e pëlqen

news image

Duke e ditur se tashmë futbolli është pezulluar, shumë futbollistë po japin video-intervista.

Një gjë të tillë e bëri edhe mbrojtësi i Barcelonës, Jordi Alba i cili u intervistua nga gazetari, Enrique Arce, transmeton Gazeta Sinjali.

Alba foli për serinë e njohur ‘La Casa de Papel’, ku tregon se cili është personazhi më pak i preferuar në atë serial.

‘Personazhi më pak i preferuar? Arturo. Ndërsa nëse do të luaja në serial do të doja të isha Denveri apo Profesori’, u shprehë ai.

Nesër publikohet sezoni i katërt i serialit ‘La Casa de Papel’./Gazeta Sinjali/