image Publikohet traileri përmbyllës i serialit ‘La Casa de Papel’

Film

Publikohet traileri përmbyllës i serialit ‘La Casa de Papel’

news image

Seriali La Casa de Papel është njëri ndër serialet më të shikuara në mbarë botën, i cili ka thyer rekorde shikueshmërie në të gjitha sezonet e tij.

Sot u publikua traileri i pjesës së dytë të sezonit të fundit të këtij seriali që do të shfaqet nëpër kinema botërore më 3 dhjetor të këtij viti.

Historia e këtij seriali fokusohet në dy grabitje, fillimisht në fabrikën e prodhimit të parave të Spanjës dhe më pas te banka shtetërore e Spanjës.

Para pak çastesh, Netflix shkroi në rrjetin social Twitter se “Grabitjes më të madhe në botë po i vjen fundi. Episodet e fundit të ‘La casa de Papel/Money Heist’ mbërrijnë më 3 dhjetor.” /Gazeta Sinjali/