image Publikohen rezultatet e kandidatëve që janë përzgjedhur për procesin e rekrutimit për zyrtar policor

Siguri

Publikohen rezultatet e kandidatëve që janë përzgjedhur për procesin e rekrutimit për zyrtar policor

news image

Janë publikuar rezultatet meritorët të kandidatëve që vazhdojnë procesin e rekrutimit për zyrtar policor, shkruan Gazeta Sinjali.

Policia e Kosovës përmes një postimi ka njoftuar se “Lista e rezultateve meritore përfshin rezultatin e dy fazave të testimeve. Renditja e kandidatëve bëhet sipas meritës, dhe atë sipas kësaj kronologjie: rezultati nga testi me shkrim i kandidatit vlerësohet me 60% dhe vlerësimi i testit-intervistës gojore 40%”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.

Sipas tyre, kandidatët të cilët kanë rezultatin e intervistës me gojë 70% e vazhdojnë procesin, ndërsa ata te cilët janë nën 70% nuk e vazhdojnë procesin.

Institucioni i sigurisë ka bërë të ditur se për datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së testit psikologjik dhe kontrollimit mjekësor, kandidatët do të njoftohen me kohë.

/GazetaSinjali/