Liverpooli takohet me Arsenali në derbin e javës së 12-të në Premierligës, shkruan Sinjali Sport.
‘The Reds’ presin në ‘Anfield Road’, skuadrën londineze me fillim nga ora 18:30.
Liverpooli kërkon t’i rikthehet fitoreve pas humbjes xhiron e kaluar nga West Hami, kurse Topçinjtë duan ta vazhdojnë formën e mirë, pas tri fitoreve rresht.
Të kuqtë janë në pozitën e katërt me 22 pikë, derisa ‘Gunners’ me 20 pikë janë në vendin e pestë.
Formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato janë:
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, van Dijk, Tsimikas; Oxlade-Chamberlain, Fabinho, Thiago; Salah, Mane, Jota.
Arsenal: Ramsdale; Tomiyasu, Gabriel, White, Tavares; Partey, Lokonga; Saka, Smith Rowe, Lacazette; Aubameyang. /Gazeta Sinjali Sporti/