Villarreali është nikoqir i Manchester United në ndeshjen e pestë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, raporton Sinjali Sport.
‘Nëndetësja e verdhë’ pret ‘Djajtë e kuq’ në ‘Estadio de la Ceramica’, me fillim nga ora 18:45.
Dy skuadrat ndajnë pozitën e parë në grupin F me nga 7 pikë, me anglezët që kryesojnë për shkak të ndeshjeve direkte, ku e fituan lojën e parë në ‘Teatrin e Ëndrrave’, kurse spanjollët janë menjëherë në pozitën e dytë.
Mysafirët në këtë takim do jenë për herë të parë këtë sezon pa trajnerin, Ole Gunnar Solskjaer, i cili u shkarku në vikend, ku vendin e tij e ka zënë Michael Carrick, i cili do jetë i përkohshëm.
Ish mesfushori anglez, ka bërë disa ndryshime rrënjësore në këtë takim, ku ka inkuadruar nga fillimi futbollistë të cilët nuk kishin minutazh me Solskjaer.
Van de Beek, Telles, Martial, janë disa nga ndryshimet e mëdha që i ka bërë Carrick, duke startuar me ta nga sot.
Formacionet zyrtare për këtë ballafaqim janë këto:
¡Nuestro 1️⃣1️⃣ inicial para el partidazo ante el @ManUtd!
— Villarreal CF (@VillarrealCF) November 23, 2021
¡VAAAAAAMOOOOOOS ????!#UCL pic.twitter.com/AhN9Pfj1Wj
???? Your United line-up to take on Villarreal…
— Manchester United (@ManUtd) November 23, 2021
Come on, Reds! ✊#MUFC | #UCL