Kryendeshja e natës në Ligën e Kampionëve është ajo në mes: Atalantas dhe Manchester United, raporton Sinjali Sport.
Djajtë e kuq janë mysafirë të italianëve me fillim nga ora 21:00 në “Gewiss Stadium” në Bergamo.
Xhiron e kaluar, skuadra angleze e mposhti me përmbysje 3-2, skuadrën kaltërezi.
Manchesteri me gjashtë pikë kryesojnë në grupin F, derisa Atalanta me katër pikë është e treta.
Formacionet zyrtare janë dalur për këtë përballje:
Atalanta: Musso; De Roon, Demiral, Palomino; Zappacosta, Freuler, Koopmeiners, Maehle; Pasalic; Ilicic, Zapata.
Man Utd: De Gea; Bailly, Varane, Maguire; Wan-Bissaka, Pogba, McTominay, Shaw; Bruno Fernandes; Cristiano Ronaldo, Rashford. /Gazeta Sinjali Sporti/