image PSG publikon listën e futbollistëve të ftuar për përballjen me Manchester Cityn

Futboll

PSG publikon listën e futbollistëve të ftuar për përballjen me Manchester Cityn

news image

Skuadra e Parisit tashmë ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e dytë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt në Ligën e Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Takimi i parë u mbyll në 2:1 në të mirë të klubit anglez, ndërsa nesër PSG do të mundohet që të jap më të mirë nga vetja, pasi do t’i ketë të gjithë futbollistët në dispozicion.

Citizens presin nesër (e marte) në “Etihad Stadium” skuadrën franceze me fillim nga ora 21:00.

Nga lëndimi është rikthyer Mbappe dhe do të jetë i gatshëm për lojë të mërkurën.

Futbollistët e ftuar për gjysmëfinale janë:

Portierë: Keylor Navas, Sergo Rico, Yanis Sadiani, Mathyas Randriamamy.

Mbrojtës: Mitchel Bakkers, Presnel Kimpembe, Marquinhos, Abdou Diallo, Alessandro Florenzi, Colin Dagba, Thilo Kehrer, Layvin Kurzawa.

Mesfushorë: Ander Herrera, Danilo Perreira, Rafinha, Marco Verrati, Leandro Paredes, Julian Draxler.

Sulmues: Neymar Jr, Kylian Mbappe, Angel Di Maria, Mauro Icardi, Pablo Sarabia, Moise Kean. /Gazeta Sinjali Sporti/