image PSG pranon ofertën 300 milionëshe të Al Hilal për Mbappen

Futboll

PSG pranon ofertën 300 milionëshe të Al Hilal për Mbappen

news image

PSG raportohet se ka pranuar ofertën mega-milionëshe të Al-Hilal për Kylian Mbappe.

Klubi saudit gjatë ditës së sotme kishte bërë një ofertë prej 300 milionë funteve për francezin Mbappe.

Oferta kishte të bënte vetëm për 1-sezon, duke i ofruar Mbappes një pagë prej 700 milionë eurove brenda këtij sezoni.

E siç raporton mediumi britanik SkySports, kjo ofertë duket se është pranuar nga klubi francez, dhe tashmë pritet të vendoset mes klubit saudit dhe lojtarit për ta gjetur kompromisin.

Intenca e deritashme e lojtarit ka qenë që ai të qëndrojë edhe për një sezon te klubi parisien deri në mbyllje të kontratës dhe më pas të kalojë në Real Madrid si transferim i lirë.

/GazetaSinjaliSport/