image Al Hilal dorëzon ofertën 300 milionëshe drejt PSG-së për Mbappen

Futboll

Al Hilal dorëzon ofertën 300 milionëshe drejt PSG-së për Mbappen

news image

Skuadra saudite, Al Hilal ka dorëzuar ofertën zyrtare te Paris Saint-Germain për të hapur bisedimet për Kylian Mbappé.

Oferta kuptohet se ka vlerën plot 300 milionë euro, që është një tarifë rekorde, raporton gazetari italian Fabrizio Romano, përcjell Sinjali Sporti.

Sipas Romanos, ende nuk është bërë asnjë bisedë nga ana e lojtarit.

I njëjti shton se PSG mbetet e bindur se Mbappé tashmë ka rënë dakord me Real Madridin me kontratën gati për vitin 2024.

/GazetaSinjaliSporti/