image Mbappe merr vendimin për të ardhmen e tij

Futboll

Mbappe merr vendimin për të ardhmen e tij

news image

Kylian Mbappe i ka thënë Paris Saint-Germain se nuk do të largohet nga klubi në asnjë rrethanë këtë verë.

I njëjtë raportohet se është edhe pozicioni i PSG-së, ku francezi nuk do të luajë derisa kontrata e tij të përfundojë sezonin e ardhshëm.

“Sky Sports News” ka kuptuar se një pikë debati është se Mbappe ndihet i zhgënjyer nga politika e transferimeve të klubit.

Kur ai nënshkroi një kontratë të re verën e kaluar, ai mendoi se Robert Lewandowski dhe Bernardo Silva do t’i bashkoheshin atij në Paris.

Ndërkohë, PSG tashmë po planifikon jetën pa të. PSG duan të krijojnë një precedent dhe të dërgojnë një mesazh për të gjithë lojtarët, pavarësisht se kush janë ata, se askush nuk është më i madh se klubi.

/GazetaSinjaliSport/