image Deklarohen nga kampi i Mbappes: S'ka marrëveshje me asnjë klub

Futboll

Deklarohen nga kampi i Mbappes: S’ka marrëveshje me asnjë klub

news image

Gjatë natës së mbrëmshme, gazeta franceze ‘FootMercato’ raportoi se Kylian Mbappe kishte arritur një marrëveshje me Real Madridin, me francezin që do t’i bashkohej skuadrës madrilene në verë në transferim me parametra zero, shkruan Sinjali Sporti.

E pas këtyre raporteve, kanë reaguar burime të afërta të kampit të francezit, ku kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Siç raporton gazetari i famshëm francez i ‘RMC Sport’, Fabrice Hawkins, cituar edhe nga Fabrizio Romano, lojtari nuk ka arritur marrëveshje me asnjë klub dhe se nuk ka pasur asnjë diskutim mbi të ardhmen e tij.

Deklarata e Kylian Mbappé për kampin:

“Nuk ka asnjë marrëveshje për të ardhmen e Kylian. Nuk ka pasur asnjë diskutim për të ardhmen e tij. Asnjë lloj ndikimi nuk mund të diktojë kohën e diskutimeve, reflektimeve, vendimeve të Kylian”, thuhet ndër të tjerash në njoftim.

/GazetaSinjaliSport/