PSG ka vendosur që të ndajë rrugët me trajnerin Mauricio Pochettino.
Pas largimit të drejtorit sportiv, Leonardos, pritej të shkarkohej edhe Pochettino në mënyrë që tek ekipi francez të fillojë një etapë e re menaxhimi.
Francezët emëruan Luis Campos drejt të ri sportiv si zëvendësues të Leonardos, ndërkohë që parisienët tani janë duke shikuar alternativa për të gjetur edhe një pasues të Pochettinos, me Zinedine Zidane i cili është më i dëshiruari i kryeqytetasve.
Nga një përditësim i fundit nga Fabrizio Romano, gazetari italian thekson se është Presidenti, Al Khelaifi që vendosi të shkarkojë Pochettinon edhe para emërimit të Luis Campos.
Romano shton se largimi i Pochettinos do të konfirmohet zyrtarisht në ditët në vijim.