image PSG-ja fiton bindshëm ndaj Real Madridit

Futboll

Sport/ PSG-ja fiton bindshëm ndaj Real Madridit

news image

Paris Saint-Germian e ka mposhtur skuadrën e Real Madridit me rezultat 3-0.

Golën e parë për PSG-në e shënoi Angel Di Maria në minutën e 14-të të ndeshjes. Ai shënoi edhe në minutën e 33-të, pas asistimit nga Idrissa Gueye.

Real Madridi ishin të pafat në fund të pjesës së parë, pasi Gareth Bale shënoi gol për ta ngushtuar epërsinë, mirëpo gjyqtari e anuloi atë shkaku i lojës me dorë në minutën e 40-të.

Thomas Meunier e trefishoi epërsinë e francezëve në minutën e 90+1 me asistimin fantastik të Juan Bernat.

PSG është lider i Grupit A me tri pikë./Gazeta Sinjali/