image PSG ia vështirëson Barcës transferimin e Wijnaldum, i ofron pagë të madhe

Futboll

PSG ia vështirëson Barcës transferimin e Wijnaldum, i ofron pagë të madhe

news image

Paris Saint-Germain, është futur në garë për mesfushorin Georginio Wijnaldum.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, PSG po përpiqet të ‘rrëmbejë’ mesfushorin Wijnaldum, i cili dukej afër transferimit te Barcelona.

PSG i ka ofruar mesfushorit, pagë më të madhe dhe kontratë deri në vitin 2024.

“Blaugranët” ende shpresojnë të nënshkruajë me Wijnaldumin, pasi ata kanë arritur një marrëveshje verbale me të.

30- vjeçari, pritet të vendosë brenda ditëve të ardhshme për të ardhmen e tij. /Gazeta Sinjali Sporti/