image PSG aktivizon klauzolë 'private' për Dembelen, do ta transferojë atë për 50 milionë pavarësisht skadimit të afatit

Futboll

PSG aktivizon klauzolë ‘private’ për Dembelen, do ta transferojë atë për 50 milionë pavarësisht skadimit të afatit

news image

Gazetari i famshëm italian, Fabrizio Romano ka qartësuar sitatuatën e Ousmane Dembeles, rreth klauzolës së tij për largim të mundshëm nga Barcelona.

PSG nuk aktivizoi klauzolën e largimit nga La Liga prej 50 milionë euro për Ousmane, e cila tashmë ka skaduar dhe që supozohej se nga tani e tutje ishte e vlefshme për 100 milionë euro.

Sidoqoftë, përmes dërgimit të një letre zyrtare drejtuar Barçës, PSG aktivizoi një klauzolë ‘private’, e cila e bën Dembélén në dispozicion për të njëjtën shumë, 50 milion euro, raporton Fabrizio Romano, transmeton Sinjali Sport.

Sipas Romanos, kjo ishte ‘rruga e re’ për Dembélé drejt PSG-së, klauzola private për tarifën prej 50 milionë euro.

Ai shton se marrëveshja do të mbyllet deri në fund të javës.

/GazetaSinjaliSport/