image Pse u arrestuan 8 persona sot në Fushë Kosovë, flasin nga Policia

Siguri

Pse u arrestuan 8 persona sot në Fushë Kosovë, flasin nga Policia

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar sot tetë persona, rreth orës 18:00, në Fushë Kosovë.

Tetë të rinjtë të cilët në një video të publikuar nga Sinjali, shihen të shtrirë përtokë derisa policia ua vendos prangat, dyshohet se janë përfshirë në një përleshje.

Kështu bëri të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 18:00 është pranuar informata për një përleshje fizike në progres në rrugën ‘Nënë Tereza’ në Fushë Kosovë. Me të marrë informatën policia, ka arritur në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar  8 persona të cilët ishin të përfshirë në rast”, tha ajo.

Ahmeti bëri të ditur se të arrestuarit dyshohen se kanë përdorur mjete të forta në këtë rrahje, nga të cilat ka marrë lëndime trupore një person.

Policia është duke vazhduar punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që e karakterizojnë ngjarjen./Gazeta Sinjali/