image Prangosen 8 persona në Fushë Kosovë (VIDEO)

Siguri

Prangosen 8 persona në Fushë Kosovë (VIDEO)

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tetë persona, sot rreth orës 18:00, në Fushë Kosovë, raporton Gazeta Sinjali.

Një sinjalizues ka dërguar në adresë të Sinjalit një video nga momenti i arrestimit të tyre.

Në video shihen tetë të rinj të shtrirë përtokë, derisa zyrtarët policorë po ua vendosin prangat.

Ende nuk dihet se cila është arsyeja e arrestimit të tyre. Gazeta Sinjali ka dërguar pyetje në polici dhe është në pritje të përgjigjeve për këtë rast./Gazeta Sinjali/