image "Po shitesh mangup, bukë han prej meje", i riu pretendon se policët civilë shkelën rregullat në trafik (VIDEO)

Siguri

“Po shitesh mangup, bukë han prej meje”, i riu pretendon se policët civilë shkelën rregullat në trafik (VIDEO)

news image

Qytetari Dritëro Mehmetaj, i cili është edhe regjisor ka publikuar pamje, ku shihet se është ndalur nga disa policë civilë në Prishtinë, më saktësisht përballë Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në videon e publikuar ai dëgjohet teksa kërkon ta dijë arsyen e ndaljes, por të cilët nuk ia tregojnë.

“Cila është arsyeja e ndaljes? Pse po i kapërcen dy traka pa dhënë shenjë duke e rreziku komunikacionin, e tash po shitesh mangup. Pse më ndale”, i drejtohet ai policit në fjalë.

“Përveç që je mangup, a ma jep arsyen e ndaljes. E keni marrë shtetin në dorë”, thotë Mehmetaj në video.

“U bëra nervoz se i kaluat dy traka ma rrezikuat jetën. Pse më keni ndalë”, iu drejtohet ai policëve, kurse më pas e thërret Inspektoratin Policor të Kosovës.

Videon mund ta shikoni KËTU

/GazetaSinjali/