image Vazhdojnë festat me armë/ Mitrovicasi "kapadai" zbraz një karikator gjatë dasmës (VIDEO)

Sinjalizime

Vazhdojnë festat me armë/ Mitrovicasi “kapadai” zbraz një karikator gjatë dasmës (VIDEO)

news image

Kosovarët si ‘merakli të armëve’, ato i përdorin shpesh edhe në ahengjet familjare, përmes së cilës shprehin ‘gëzimin’ e tyre për një ngjarje të caktuar. Kështu zgjodhi të festojë edhe një person në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar pamje nga Mitrovica, ku shihet një burrë teksa zbraz një karikator të revoles posa hap derën e veturës së tij të tipit ‘BMW’.

Siç shihet në video, ngjarja ka ndodhur në pikë të ditës, ndërsa afër veturës ka edhe persona tjerë të cilët fare lehtë mund të pësonin nga ndonjë plumb qorr.

Sinjali mëson se kjo u bë gjatë një ahengu familjar, ku po martoheshin dy të rinjtë mitrovicas.

Kujtojmë se mbajtja e armëve ose e lëndëve plasëse në automjete apo në çdo mjet tjetër të motorizuar, në mjedise publike ose në mjedise të hapura për publikun, pa lejen e organeve kompetente shtetërore, dënohet me burgim ose me gjobë.

/GazetaSinjali/