image Qytetari tregon se ishte dëshmitar i një rasti tjetër në Ferizaj, hasi në rrugë një person të mbuluar me gjak - Sinjali

Qytetari tregon se ishte dëshmitar i një rasti tjetër në Ferizaj, hasi në rrugë një person të mbuluar me gjak

news image

Sinjali gjatë ditës së sotme ka raportuar për një vrasje të rëndë e cila ka ndodhur mbrëmë në orët e vona në Ferizaj, ku Qendrim Januzi, 30-vjeçar dyshohet për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Gazmend Hyseni.

Mirëpo, përveç kësaj vrasje dyshohet se ka ndodhur edhe një tjetër përleshje me thikë, ku këtë e ka bërë të ditur një person nga Ferizaj, përmes një statusi në rrjetin e tij në Facebook.

Në këtë status ai ka deklaruar se ka parë një person të shtrirë e të gjakosur në rrugë.

Për t’i dalë në ndihmë qytetari, Agon Zhinipotoku ka bërë të ditur se ai ka telefonuar Policinë e Kosovës, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur në thirrjet e tij.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Pas pak orësh ai e ka fshirë këtë postim duke kërkuar falje, pasi që sipas tij personin e gjakosur që e ka takuar e që ka dashur ta ndihmojë, nuk është me personin e involvuar në ngjarjen që ka ndodhur në Ferizaj, ku mbeti i vrarë Gazmend Hyeni.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin