image Qytetari ironizon me postimin e Haxhiut, ministrja thotë se do ta denoncojë në Polici
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Qytetari ironizon me postimin e Haxhiut, ministrja thotë se do ta denoncojë në Polici

news image

Pak orë më parë, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nëpërmjet një statusi në Facebook tregoi një rrëfim se si një prind kishte shkuar tek ajo në zyre për t’i raportuar një rast dhunimi të vajzës së tij/saj 14-vjeçare.

Sipas Haxhiut, ndonëse emri dhe mbiemri i personit të dyshuar dihet, i njëjti nuk është dënuar dhe as nuk është në burg dhe personi i dyshuar është i lirë.

Ky postim i ministres ka bërë që një qytetar të ironizojë me të, duke thënë se në moshën 14-vjeçare ai është dhunuar nga dy gra në një dasëm, shkruan Gazeta Sinjali.

I shpejtë ka qenë reagimi i Ministres, e cila ka shkruar se personat e tillë që tentojnë të tallen me fëmijët e dhunuar, duhet të ndiqen penalisht dhe ajo nesër do ta raportojë rastin në polici.

Më poshtë gjeni statusin e ministres Haxhiu:

/GazetaSinjali/