image Pse Benzema ka fashë në dorën e tij të djathtë

Futboll

Pse Benzema ka fashë në dorën e tij të djathtë

news image

Sulmuesi është duke e mbrojtur dorën e tij të djathtë që prej lëndimit në janar të vitit 2019.

Disa fansa kanë menduar se kjo është duke u bërë për besëtytni, por duket se tanimë është e qartë se pse dora e djathtë e Benzemas vazhdon të jetë në fasha dhe gips, që prej kohës që ai e lëndoi kundër Real Betisit.

Lëndimi ishte shkaktuar pas një përplasje në mes të mbrojtësit të Betisit Marc Bartra, ku më pas u zbulua se Benzema kishte thyer gishtin. Në atë kohë ishte thënë që operacioni do ta linte atë jashtë për dy muaj. Në vend që të hynte në operacion, Benzema deshi të presë deri në fund të sezonit për ta bërë operim atë.

Pavarësisht se operacioni ishte i suksesshëm, 33-vjeçari u ngut para se ai të shërohet dhe filloi sezonin e ri. Pas kthimit të tij, ai pati edhe një lëndim në këtë dorë dhe fashat janë në të prej asaj dite dhe dora ende nuk ka arritur që të shërohet.

Numri 9 i Real Madridit nuk ka lejuar që lëndimi i tij ta pengojë për të luajtur; në fakt, që prej lëndimit të tij ai ka qenë në formë të shkëlqyer. Në secilin sezon të lëndimit të tij, më 2018/19 Bezema shënoi gati 30 gola, 27 respektivisht 34 gola. Ai tashmë ka edhe dy gola në tri ndeshje të luajtura deri me tani.

Pasi që ka arritur një sukses të madh me këtë fashë, Benzema duket se nuk ngutet që ta heq atë nga dora e operuar, të cilën ne do ta shohim a është mirë. Nëse nuk është bestytni atëherë pse ai nuk e ka sanuar këtë lëndim apo ai duhet ta mbajë atë deri në fund të karrierës së tij.

Për momentin po bëhen krahasime me ish-yjet e Real Madridit, Jose Antonio Camacho dhe Chendo të cilët bartën fasha gjatë ditëve të tyre më të mira. Një shenjë kjo që historia e njëjtë po vazhdon në Real Madrid, kësaj radhe me Bezeman./Gazeta Sinjali Sporti/