Partia Socialdemokrate ka reaguar sërish pas arrestimeve të djeshme, duke e akuzuar Policinë e Kosovës se po bën propagandë me qëllim kriminalizimin e protestës dhe arrestimin e dhunshëm të aktivistëve të këtij subjekti.
Sipas PSD-së, policia ka dezinformuar duke thënë se vetëm katër aktivistë të PSD-së, janë në mbajtje.
“Policia ka dezinformuar dhe ka gënjyer. Ka dezinformuar kur ka thënë se janë në mbajtje 4 aktivistë. Aktivistët e arrestuar janë 6, emrat e tyre janë: Dardan Molliqaj, Teutë Rrusta, Nol Nushi, Natyra Kuçi, Genc Sherifi, Frashër Krasniqi.
Gënjeshtra ndërkaq është e kulluar lidhur me rrjedhën e protestës. Ata thonë se janë lënduar 4 policë, por në fakt pamjet tregojnë se janë protestuesit që të shtrirë janë shkelur me këmbë. Evidenca mjekësore dëshmon po ashtu se ndihmë mjekësore kanë kërkuar Dardan Molliqaj dhe Gent Brahimi.”