image Provokimet e vazhdueshme nga vendasit, Aro Muriq me një “përshëndetje të veçantë” për tifozët rumunë

Futboll

Provokimet e vazhdueshme nga vendasit, Aro Muriq me një “përshëndetje të veçantë” për tifozët rumunë

news image

Ndeshja mes Kosovës dhe Rumanisë mbrëmë në Bukuresht u përcoll me shumë tensione të mëdha, ku tifozët ultra-nacionalistë shfaqën një pankartë të madhe me shkrimin “Kosova është Serbi”.

Kjo bëri që gjyqtari ta ndërpresë ndeshjen në minutën e 17-të, ku urdhëroi që dy skuadrat të kthehen në zhveshtore, pasi lojtarët dardanë nuk pranuan të zhvillonin ndeshjen në ato kushte dhe nën provokime.

Ndeshja rifilloi pas më shumë se gjysmë ore, pas tërheqjes së pankartës dhe paralajmërimit nga gjyqtari kryesor ndaj skuadrës rumune.

E provokimet, ndonëse pa pankarta, vazhduan nga tifozët rumunë, ku prej tyre nuk i rezistoi gardiani i Kosovës, Arijanet Muric.

Aro Muric ishte i zemëruar me ta pasi huliganët rumun nuk u ndaluan në asnjë moment ofendimet dhe në minutën e 81-të i përshëndeti ata dhe thirrjet e tyre raciste me gjest që mund ta shihni në videon e mëposhtme.

/GazetaSinjaliSport/