image Man City 'harron' Muric, nënshkruan me portierin e Bundesligas

Futboll

Man City ‘harron’ Muric, nënshkruan me portierin e Bundesligas

news image

Pas largimit nga Arminia Bielefeld si transferim i lirë, Stefan Ortega po mbyll një kalim tek kampioni, Manchester City.

Sipas revistës gjermane të futbollit Kicker, portieri 29-vjeçar do t’i bashkohet kampionëve të Anglisë, të cilët do ta bëjnë atë portierin e ri numër dy pas Edersonit.

Ortega ka qenë i lidhur me një sërë klubesh të ndryshme pas një sezoni mbresëlënës 2021/22.

Vetëm Yann Sommer (131) bëri më shumë pritje në Bundesliga sezonin e kaluar sesa Stefan Ortega (128).

Portieri gjerman tashmë është duke pritur lëvizjen tek Man City, por klubi anglez së pari duhet të zgjidhë sitatuatat me portierët Zack Steffen dhe Aro Muric.

/GazetaSinjaliSport/