image Muric hyn në formacion të javës në Turqi, pas performances fantastike

Futboll

Muric hyn në formacion të javës në Turqi, pas performances fantastike

news image

Arijanet Muric, po vazhdon me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me fanellën e Adana Demirspor në elitën e futbollit turk.

Gjiganti kosovar ishte njëri nga lojtarët vendimtarë në fitoren e Adana Demirspor në udhëtim te Rizespor, ku triumfuan me rezultat 3-1.

Në minutë e 79-të, Muric u detyrua ta lëshonte takimin për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes me një nga lojtarët kundërshtar.

Megjithatë, për aq sa ishte prezent në fushën e lojës, 23-vjeçari arriti ta siguronte vendin e tij në formacionin e javës së 24-të në Superligën turke.

Forma fantastike e Aros ka bërë që pas tij të vihet edhe gjiganti turk Galatasaray, të cilët e shohin portierin kosovar si opsionin më të mirë për edicionin e ri.

Me skuadrën e Adanas, Muric gjendet momentalisht në pozitën e tretë në tabelë, me 40 pikë të mbledhura.

Kjo nuk është hera e parë që Aro përfundon në formacionin e javës në Turqi, pasi ai këtë gjë e ka bërë rreth shtatë herë.

View this post on Instagram

A post shared by beIN SPORTS Türkiye (@beinsportstr)

/Gazeta Sinjali Sporti/