image Performanca fantastike e Muricit ndaj Besiktasit vlerësohet me këtë notë

Futboll

Performanca fantastike e Muricit ndaj Besiktasit vlerësohet me këtë notë

news image

Skuadra e Adana Demirspor u takua sot me Besiktas në kuadër të javës së 24’të të Superligës turke.

Demirspori i Aro Muric nuk arriti të marrë më shumë se një pikë në këtë takim, pasi barazoi me rezultat 1-1 me Besiktas.

Në ndeshjen e kaluar, gardiani shqiptar u detyrua ta lëshonte fushën në minutën e 79-të të takimit, për shkak të një lëndimi që pësoi gjatë përplasjes me një lojtar kundërshtar.

Por, sot ai u paraqit në ndeshjen ndaj Besiktas dhe u vlerësua me notën 7.4, pas një performance mjaft të mirë.

/Gazeta Sinjali Sporti/