image A kishin leje nga policia përkrahësit e VV-së për tubimin e djeshëm në shesh, flet Rashit Qalaj

Kosovë

Siguri/ A kishin leje nga policia përkrahësit e VV-së për tubimin e djeshëm në shesh, flet Rashit Qalaj

news image

Dje në sheshin kryesor të Prishtinës një numër prej 500 personave të cilë janë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Qeverisë Kurti janë grumbulluar, siç kanë thënë, për të bërë prova nëse mund të realizojnë protesta në kushte pandemie. Për këtë, ata nuk kanë kërkuar leje nga Policinë e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

“Nuk kanë pasur leje, nuk ka qenë e lajmëruar”, ka thënë Qalaj për Gazetën Express.

Lajmërimin për protestën e kanë bërë të ditur vetë aktivistët e VV’së në grupin ”meKryeministrin” në rrjetin social Facebook, grup ky i cili përkrah kryeministrin në detyrë, Albin Kurti dhe ka mbi 310 mijë përdorues.

Ata të martën i kanë publikuar foto dhe video nga sheshi “Skënderbeu” në kryeqytet, ku kanë shkruar se po bëjnë prova për protesta.

Ndërkohë, sot është bërë kërkesë që Prokuroria e Shtetit t’i hetojë nismat për protesta që mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve në kohën e pandemisë./GazetaSinjali/