Protestuesit të cilët po kërkojnë drejtësi për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha, nga policia, kanë thyer xhamat e Ministrisë së Punëve të Brendshme, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas mediave në Shqipëri, ata kanë sulmuar edhe objektin e Bashkisë së Tiranës.
Ndërkaq, policia ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e protestuesve që po qëllonte me gurë në drejtim të kordonit që ishte vendosur në hyrje të Kryeministrisë./Gazeta Sinjali/