image Protestojnë sërish punëtorët teknikë, organizatori gjobitet

Shëndetësi

Protestojnë sërish punëtorët teknikë, organizatori gjobitet

news image

Punonjësit teknikë të SHSKUK-së dhe QKUK-së, për të tretën herë me radhë janë duke protestuar, pasi ndjehen të diskriminuar që për ta nuk janë ndarë shtesa prej 300 euro.

Ata kanë bojkotuar sot punën për një orë dhe në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre, ata do të bojkotojnë punën tërësisht.

Sipas, përfaqësuesit të administratës, Kastriot Gjoshi këta punëtorë e kanë vetëm një kërkesë.

“Vetëm një kërkesë e kanë tërë këta punëtorë. Ajo kërkesa është shtesa prej 300 eurove që nuk është paguar nga menaxhmenti dhe nga ministria. Këta punonjës janë demoralizuar dhe diskriminuar për shtesën që është ndarë për disa kategori. Neve nuk na pyeti Covid-i, nuk na diskriminoi, të gjithë ishim të njëjtë”.

“Ne kemi kërkuar nga protestuesit që një javë të japim kohë Ministrisë dhe menaxhmentit. Përndryshe nëse nuk reflekton brenda javës së ardhshme ne do të vazhdojmë nëse është nevoja edhe bojkot të punës komplet tërë ditës”, ka shtuar ai.

Përfaqësuesi i protestuesve, Kastriot Gjoshi është gjobitur nga policia me 200 euro për organizim të protestës / Gazeta Sinjali/