image Protestohet në Dumnicë, banorët kërkojnë të dalin nga karantina

Kosovë

Protestohet në Dumnicë, banorët kërkojnë të dalin nga karantina

news image

Banorët e fshatit Dumnicë të Komunës së Podujevës kanë protestuar sot me kërkesën që të dalin nga karantina, mëqë sipas tyre, aty nuk ka më asnjë rast të dyshuar me pandeminë Covid-19.

Sipas mediave lokale atje, banorët po ankohen se ndihen të diskriminuar për faktin që edhe në fshatin Bradash të kësaj komune kishte persona të prekur me koronavirus, por fshati nuk ishte vendosur në karantinë.

Protestuesit shpresojnë që të merret vendimi sa më shpejtë dhe karantina t’i hiqet Dumnicës.

Më 16 mars ky fshat u bllokua nga Policia e Kosovës pasi u identifikua një rast me virusin korona, bartësi i të cilit ishte një person që ishte infektuar në Itali./GazetaSinjali/