Bullgarët vazhduan protestat pasi qeveria e koalicionit, e udhëhequr nga kryeministri, Bojko Borisov i mbijetoi lehtësisht një mocion mosbesimi në parlament.
Protestuesit ishin mbledhur jashtë parlamentit para votimit, duke tundur flamurin e bardhë, të gjelbër dhe të kuq të vendit, ndërsa luanin muzikë dhe këndonin me shpresën për një humbje qeveritare.
Ata mbetën të zhgënjyer pas mocionit të mosbesimit nga opozita socialiste.
Por, protestuesit premtuan të vazhdojnë protestat me kërkesën për dorëheqjen e Borisovit dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.
Ata akuzojnë koalicionin qeverisës, në pushtet që nga viti 2017, për korrupsion dhe lidhje me oligarkët./Gazeta Sinjali/