image Protestat në Beograd vazhdojnë edhe pas sprapsjes së Vuçiqit

Rajon

Protestat në Beograd vazhdojnë edhe pas sprapsjes së Vuçiqit

news image

Protestat në Beograd kanë vazhduar edhe sot, për të dytën ditë me radhë, edhe pse presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është sprapsur të mërkuren nga vendimi për orë policore në kryeqytet.

Gjatë ditës së djeshme, mijëra veta kishin protestuar dhe protestat kishin degjeneruar në përplasje me policinë në Beograd. Kaosi e kishte mbërthyer kryeqytetin e Serbisë, teksa mijëra protestues janë përplasur me policinë, duke tentuar të hyjnë në ndërtesën e parlamentit.

Drejtori i Policisë në Serbi, Vladimir Rebiq, ka deklaruar se gjatë protestave të mbrëmshme në Beograd, 23 persona u arrestuan, ndërsa u lënduan më shumë se 43 policë dhe 17 protestues.

Në Beograd u protestua për shkak të masave të reja që ka marrë Qeveria e Serbisë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Këto masa i ka prezantuar dje presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërsa prej sot nuk do të lejohet grumbullimi i më shumë se 5 personave./Gazeta Sinjali/