Policia indiane përdori forcën për të shpërndarë një turmë të madhe të emigrantëve që punojnë në Indi, pasi kundërshtuan vendimin e qeverisë, për vazhdimin e masave shtrënguese kundër virusit Covid-19
Ata menduan se bllokimi i qytetarëve do të mbaronte sot dhe u mblodhën në një stacion hekurudhor për t’u kthyer në shtëpi, tha Ministri i Brendshëm, Anil Deshmukh.
Bllokimi pritej të përfundonte më 15 Prill, por kryeministri, Narendra Modi njoftoi të martën se masat do të vazhdojnë deri më 3 maj.
Sidoqoftë, liderët e opozitës deklaruan se protestat ishin për mungesën e ushqimeve dhe sigurisë në punë. Shumë nga këta punëtorë paguhen çdo ditë dhe kanë mbetur pa asnjë të ardhur për shkak të bllokimit.
Ky është incidenti i dytë i dhunshëm që përfshin punëtorët emigrantë dhe ata që kanë punë ditore. Disa ditë më parë një numër i madh i punëtorësh protestuan në rrugët e qytetit Surat, në shtetin perëndimor të Gujarat./Gazeta Sinjali/