image Protesta masive në Bjellorusi, arrestohen qindra persona

Evropë

Protesta masive në Bjellorusi, arrestohen qindra persona

news image

Protesta të ashpra janë zhvilluar në Bjellorusi kundër presidentit, Aleksandër Lukashenko, raporton Reuters, transmeton Gazeta Sinjali.

Protestuesit në krye me opozitën, kundërshtuan mbajtjen e postit të presidentit nga Lukashenko dhe u shprehën kundër zgjedhjeve të 9 gushtit, pasi këto zgjedhje vazhdimisht janë quajtur nga ta si të manipuluara.

Policia atje sot ka ndaluar rreth 100 demonstrues derisa mijëra persona kishin bllokuar rrugët kryesore të Minskut.

Presidenti aktual, Aleksandër Lukashenko, këto protesta i kishte quajtur si të nxitura nga Perëndimi ndërsa, autoritetet e brendshme të shtetit u kishin dhënë policëve dritën e gjelbër për përdorim të armëve kundrejt protestuesve të dhunshëm.

/Gazeta Sinjali/