image Protesta e serbëve kundër Vuçiqit po vazhdon, një polic të lënduar e mbajnë për krahu

Rajon

Protesta e serbëve kundër Vuçiqit po vazhdon, një polic të lënduar e mbajnë për krahu

news image

Protestat kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiq, po vazhdojnë të mbahen nga protestuesit.

Ato janë kthyer edhe në protesta të dhunshme pas orës 20:00 në Beograd.

Qytetarët serbë filluan të protestojnë duke kërkuar që të hiqet ora policore e vendosur nga presidenti.

Qindra qytetarë kanë arrit para objektit të Kuvendit të Serbisë duke mbajtur një kryq të madh prej druri dhe flamuj me figurat e shenjtorëve serb.-

Sipas raportimeve të mediave serbe, të njëjtit po bartin edhe parulla kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

Protestues të shumtë kanë përdorur gurë dhe pishtarë në drejtim të Xhandarmërisë serbe, të cilët më pas përdorën gaz lotsjellës.

Protesta është bërë edhe më e ashpër në mes qytetarëve dhe policëve të cilët gjenden në vendin e ngjarjes e të cilët po përdorin edhe dhunë fizike ndaj protestuesve.

Përmes disa fotografive, shihet edhe një polic i lënduar tek bartet për krahësh nga dy qytetarë./ Gazeta Sinjali/