image Protesta e Berishës/ Ambasada britanike: Çdo përplasje duhet të zgjidhet me dialog

Shqipëri

Protesta e Berishës/ Ambasada britanike: Çdo përplasje duhet të zgjidhet me dialog

news image

Ambasada e Britanisë së Madhe në Tiranë ka dënuar dhunën e ushtruar nga mbështetësit e Sali Berishës ditën e sotme, që thyen dyert duke u futur brenda partisë.

“MB është e shqetësuar nga përdorimi i forcës nga protestuesit në selinë e PD. I bëjmë thirrje të gjithëve të shmangin dhunën. Çdo mosmarrëveshje duhet të zgjidhet përmes dialogut, proceseve politike & ligjore, në interes të popullit shqiptar, jo interesave të ngushta individuale”, thuhet nga reagimi i ambasadës britanike në Tiranë./GazetaSinjali/