image Pronari gjen mjet shpërthyes dhe municion në çatinë e shtëpisë në Malishevë

Siguri

Pronari gjen mjet shpërthyes dhe municion në çatinë e shtëpisë në Malishevë

news image

Derisa ishte duke rrënuar një shtëpi, dje një banor i fshatit Maxharrë në Malishevë ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes, raporton Gazeta Sinjali.

Pronari e kishte lajmëruar policinë, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe e ka bërë tërheqjen e kontrolluar të mjetit nga çatia.

Policia njofton se përveç mjetit shpërthyes, në atë çati janë gjetur edhe dy karikatorë me dy fishekë të kalibrit 7.62mm.

“Fsh. Maxharrë, Malishevë 03.10.2020 – 10:20. Një mashkull kosovar ka  raportuar se deri sa ka qenë duke rrënuar një shtëpi, në çati ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe njësiti për deminim ka bërë tërheqjen e mjeteve dhe dy karikatorë me dy fishekë 7.62mm, në mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Sinjali/