image Prokuroria nis hetimet për vjedhjen e arkës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

Drejtësi

Prokuroria nis hetimet për vjedhjen e arkës në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë

news image

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet në lidhje me rastin e sotëm që ndodhi në Fushë Kosovë, ku në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë është vjedhur një arkë 300 kilogramshe, raporton Gazeta Sinjali.

Nisjen e hetimeve për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Laureta Ulaj.

“Prokuroria në bashkëpunim me Policinë e Kosovës ka nisur hetimet në lidhje me këtë rast. Për zhvillimet e tjera do të njoftoheni me kohë”, ka thënë Ulaj.

Në zyrat e AUV-it janë parë zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha për Gazetën Sinjali ka thënë se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovfë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha. /Gazeta Sinjali/