Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve për vdekjen e Hajrie Shalës, e cila ndërroi jetë pasditen e së hënës në QKUK, raporton Gazeta Sinjali.
Bashkëshorti i së ndjerës u ka thënë hetuesve policorë se ajo ka ndërruar jetë për shkak të një helmimi nga ushqimi në një restorant, rreth një muaj më parë, në Trudë të Prishtinës.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se trupi i pajetë i bashkëshortes së tij është varrosur të martën, pa iu bërë fare obduksioni.
“Është njoftuar prokurori dhe me urdhër të tij fillojë procedurat hetimore dhe është iniciuar rasti si më lart”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Sinjali/