image Prokuroria jep detaje për vrasjen në Podujevë/ Ndalohet i dyshuari

Prokuroria jep detaje për vrasjen në Podujevë/ Ndalohet i dyshuari

news image

Gazeta Sinjali më parë raportoi për një vrasje në Batllavë të Podujevës, ku ka mbetur i vdekur një 41 vjeçar.

Zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti, ka treguar se i dyshuari për këtë rast është 47-vjeçari me inicialet B.B. i cili është arrestuar sot rreth orës 08:00 në Gërdoc të Podujevës.

“Aktualisht hetuesit policor, janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si Vrasje e rëndë”, ka thënë ajo për Sinjalin.

E për këtë rast ka dhënë detaje dhe Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Në një përgjigje për Sinjalin, zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë që Departamenti i Krimeve të Rënda ka dalë në vendin e ngjarjes.

Ulaj ka thënë se i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Ju njoftojme se prokurori kujdestar nga Departamenti i Krimeve te Renda ka dale ne vendin e ngjarjes. Ekipi mjekesor ka konstatuar se nje person ka vdekur nga plaget e shkaktuara nga arma e zjarrit. Me aktvendim te prokurorit i dyshuari eshte ndaluar ne kohezgjatje prej 48 oresh, per shkak te dyshimit se i njejti ka kryer vepren penale “Vrasja e rende”. Prokuroria ne koordinim me policine jane duke ndermarre te gjitha veprimet e nevojshme hetimore me qellim te sqarimin te rrethanave te ketij rasti“, ka thënë ajo për Sinjalin. /GazetaSinjali/