Rifat Bllata, kryetar i Gjykatës Themelore –dega në Vushtrri, është sulmuar fizikisht nga Sh.Sh., (palë në një procedurë penale në gjyq), raporton Gazeta Sinjali.
Valon Preteni, zëdhënës në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, konfirmon se me vendim të prokurorit i dyshuari është ndalur dhe ndaj tij do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.
“Personi që e ka sulmuar është i ndaluar dhe prokuroria do të bëjë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit”, tha Preteni për Gazetën Sinjali.
Gazeta Sinjali merr vesh se sulmi fizik ka ndodhur përballë Akademisë së Policisë në Vushtrri, ndërsa kontakti me Rifat Bllatën ka qenë i pamundur gjatë ditës së mërkurë. /Gazeta Sinjali/