image Prizrenasit i gjendet qese me marihuanë, arrestohet nga policia

Siguri

Prizrenasit i gjendet qese me marihuanë, arrestohet nga policia

news image

Polica e Kosovës ka arrestuar një person në Prizren pasi që të njëjtit i janë gjetur substanca narkotike, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson Sinjali, ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Ersan Mazreku”, në Prizren ku i dyshuari A.A është ndaluar për një kontroll nga policia.

Të dyshuarit i është gjetur një qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, ku më pas i njëjti është dërguar në stacionin policor në Prizren për tu intervistuar.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar i cili ka udhëzuar që rasti të iniciohet si “Posedimi i  paautorizuar i substance narkotikëve, psikotrope ose analoge  nga neni 269 i KPRK-së”.

Ndryshe sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.

/GazetaSinjali/