Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës dje në mesditë në Prizren, pasi që i njëjti dyshohet se kishte ushtruar dhunë në familje, si dhe ka kanosur një viktimë femër.
Policia bënë të ditur se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga i dyshuari ka sekuestruar një pistoletë.
I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.