Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kontrabandim me njerëz, dje rreth orës 13:10 në lagjen “Arbana” në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se në kamionin që e drejtonte i dyshuari janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale.
“Lagja Arbana, Prizren, 07.10.2020 – 13:10. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale. Gjatë kontrollit në kamionin e tij janë gjetur gjashtë shtetas të huaj pa dokumente personale”, raporton policia.
Me urdhër të prokurorit njoftohet se i dyshuari është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/