Një burrë nga fshati Serbicë e Ulët e Prizrenit ka raportuar në Polici se vajza e tij është zhdukur, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas tij, ajo kishte dalur nga shtëpia e bashkëshortit të saj dhe nuk është kthyer më. Ende nuk dihet vendndodhja e saj, thuhet në raportin e Policisë.
Rasti është duke u hetuar. /GazetaSinjali/